Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkoi votën e emigrantëve në Greqi, duke shpalosur edhe programin e PD, që siç tha do ta zhdukë varfërinë dhe mjerimin për 100 ditët.
Nga Athina, ku PD zhvilloi një takim me emigrantët tha se forca politike ku ai bën pjesë në programin e saj ka në vëmendje edhe emigrantët.
Ai tha se vota e diasporës më 11 maj do të jetë barrikadë për krimin dhe korrupsionin.
“Më 11 maj do të jeni ju, diaspora jonë që do të ndryshoni dhe shpëtoni vendin tuaj. Ju do ta bëni këtë me votën dhe vullnetin tuaj. Më 11 maj vota juaj do të jetë barrikadë për krimin dhe korrupsionin dhe do të frenojë rrëshqitjen drejt greminës së vendit tonë.
Ju me votën tuaj do të bënit të mundur kthesën, do të bëni të mundur që Shqipëria të ngrihet dhe të kthehet në rrugën Evropiane. Ne kemi njohje të situatës në Shqipëri, por edhe të shqiptarëve të Greqisë. Ne kemi punuar për ti dhënë zgjidhje halleve dhe problemeve të shqiptarëve. Angazhimi i forcës tonë politike me një program të qartë për shqiptarët do ta zhdukë varfërinë dhe mjerimin ndërshqiptar për 100 ditët e para të qeverisë. Programi ynë do ti japë zgjidhje plagëve të krimit dhe korrupsionit. Programi i PD është shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ndër të tjera Flamur Noka.