57-vjeçari largohet nga banesa, vëllai denoncim në polici: Humba kontaktet

Shqipëria

57-vjeçari largohet nga banesa, vëllai denoncim në polici: Humba kontaktet

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar është larguar nga banesa në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës. Ka qenë vëllai i tij që e ka denoncuar në polici, duke theksuar se kanë humbur kontaktet.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi banues në fshatin Babicë e Madhe, dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllain e tij, shtetasin 57 vjeç, pasi është larguar nga banesa në Vlorë.

Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat