Fermeri i patëllxhanit/ Familja në Fier i përkushtohet kësaj kulture bujqësore dhe ka pasur sukses

Shqipëria

Fermeri i patëllxhanit/ Familja në Fier i përkushtohet kësaj kulture bujqësore dhe ka pasur sukses

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 14:21
Fermer

Arben Delibashi, fermer nga fshati Vajkan në Fier, zotëron një sipërfaqe prej 5 dynymësh sera ku prej tre vitesh ka kultivuar kulturën e patëllxhanit.

Të gjithë prodhimin e kësaj kulture e shet në tregun vendas, duke përfituar nga kërkesa e lartë që ka ky produkt. Përveç punës në sera, ai kultivon edhe perime në fushë, në një sipërfaqe prej më shumë se 10 hektarësh dhe prodhon mbi 100 ton perime, të cilat kryesisht eksportohen në tregje ndërkombëtare.

Fermeri punon familjarisht dhe në sezonet e ngarkuara punëson edhe punëtorë të tjerë. Ai është angazhuar maksimalisht për të zhvilluar aktivitetin bujqësor, duke sjellë edhe djalin nga emigracioni.

“Djali ka qenë shtysa kryesore për të ndërtuar serën këtu dhe për t’u fokusuar plotësisht në bujqësi”, shprehet fermeri.

Këtë vit, Delibashi ka aplikuar në skemat ndihmëse për një sipërfaqe prej 5 dynymësh sera dhe shpreson të jetë përfitues i një granti nga qeveria. Ai synon të zgjerojë sipërfaqet e mbjella dhe të ndërtojë një serë moderne me mbështetje shtetërore, duke rritur prodhimin dhe përmirësuar fitimet.

“Mbështetja e qeverisë do të na ndihmonte shumë për t’u zhvilluar më tej”, thekson Arben Delibashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat