Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, pranga katër shoferëve në Korçë

Shqipëria

Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, pranga katër shoferëve në Korçë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Katër shoferë janë arrestuar këtë të diel në Korçë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale G.j.T., 68 vjeç; E.Sh., 38 vjeç; S. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç, të katërt banues në Korçë.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. P. 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në PKK Kapshticë në hyrje, gjatë kontrollit në automjetit e tij u gjetën një sasi gomash, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 28 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e policisë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit G. F., 37 vjeç, dhe I. Ç., 31 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se kanë goditur me grusht n…
[14:24, 2/2/2025] +355 68 253 2224: Korçë/Policia Rrugore monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet, në mënyrë të parregullt.

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçë kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gj. T., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

E. Sh., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

S. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç banues në Korçë pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat