381 banesa të përmbytura në Durrës! Rëndohet bilanci, banorët në ankth për dëmet e shkaktuara dhe për përsëritjen e situatës

Shqipëria

381 banesa të përmbytura në Durrës! Rëndohet bilanci, banorët në ankth për dëmet e shkaktuara dhe për përsëritjen e situatës

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Uji është tërhequr, por dëmet në banesat e zonave të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës mbeten të konsiderueshme. Banorët po përballen me pasojat, ndërsa përpiqen të sistemojnë ç’të munden.

Deri tani janë verifikuar 381 banesa, ndërsa shumë të tjera presin ende vlerësimin. Banorët kërkojnë përshpejtimin e procedurave për të siguruar dëmshpërblimin.

“Banorët që shpresojnë të dëmshpërblehen”, shprehet një banor.

“Nuk është bërë verifikimi, presim”, thotë banori.

Përmbytjet nuk kursyen as burgun e Durrësit, ku uji mbuloi oborrin dhe katin e parë. 29 të paraburgosur u transferuan përkohësisht të premten në Fushë-Krujë, pasi priten ndërhyrje në rrjetin e godinës për të shmangur përmbytje të tjera.

Ndërkaq një plan masash pritet nga autoritetet për të realizuar pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese dhe rrjetit të kanalizimit nëntokësor në Durrës e veçanërisht në zonat më problematike të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat