Agron Gjekmarkaj takim me emigrantët në Itali: Vota juaj, themelore për ndryshimin dhe rrotacionin

Shqipëria

Agron Gjekmarkaj takim me emigrantët në Itali: Vota juaj, themelore për ndryshimin dhe rrotacionin

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 15:27
Agron Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj ishte pjesë e një takimi me emigrantët shqiptarë në Cremona të Lombardisë në Itali, duke i bërë thirrje atyre që të regjistrohen sa më parë me qëllim që të bëhen pjesë e procesit më 11 maj.

Deputeti i PD u shpreh se vota e tyre është themelore për ndryshimin dhe rrotacionin.

Shqiptaret- tha ai- kudo qe janë duhet te bashkohen për fitoren e PD dhe për largimin e qeverisë.

“Angazhimi juaj, regjistrimi juaj për të votuar mbetet themelor për ndryshimin dhe rrotacionin! Jetoni këtu po mendja dhe zemra ju kthen atje shpesh here gjate ditës e javës, te njerëzit tuaj te dashur, te fshati a qyteti, te shtëpia e kujtimet! Shqiptaret kudo qe janë duhet te bashkohen për fitoren e PD ! Fryma e fitores ndihet kudo! Kanë ikur shqiptaret dhe ka mbetur qeveria! Tani është koha te bashkohen shqiptaret dhe te ike qeveria e korruptuar ajo vjedh zgjedhjet ajo, qe korrupsionin e ka adn”, tha Gjekmarkaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat