Zhduket 57-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Zhduket 57-vjeçari në Vlorë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 16:04
Ilustrim

Një 57-vjeçar është larguar nga banesa në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës.

Ka qenë vëllai i tij që e ka denoncuar në polici, duke theksuar se kanë humbur kontaktet.

Policia po punon për gjetjen e tij..

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi banues në fshatin Babicë e Madhe, dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllain e tij, shtetasin 57 vjeç, pasi është larguar nga banesa në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat