Aksident në superstradën Lezhë-Milot, plagosen dy persona

Shqipëria

Aksident në superstradën Lezhë-Milot, plagosen dy persona

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 18:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Gajushit. Dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të plagosurit, Xh. Sh. dhe M. T., ishin pasagjerë në dy automjetet e përfshira në aksident dhe u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat