Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%

Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 20:36
Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur të dielën se nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, në katër vitet e fundit rritja totale ka arritur nivelin mbi 70%, duke e cilësuar këtë një investim në siguri dhe vlerësim për sakrificën e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Forcat e Armatosura Shqiptare, më të mirë paguara dhe më të mirë trajnuara.

Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më pare. Në 4 vitet e fundit, rritja totale ka arritur mbi 70%. Investim në siguri, vlerësim për sakrificën”, shkruan Vengu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat