Qëlluan me 100 plumba gjatë grabitjes, identifikohen dy të rinjtë e shpallur në kërkim

Shqipëria

Qëlluan me 100 plumba gjatë grabitjes, identifikohen dy të rinjtë e shpallur në kërkim

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 21:03
Ilustrim

Policia është ende në kërkim të dy personave të dyshuar për sulmin e armatosur në fshatin Gruemirë, të Malësisë së Madhe.

Raportohet se të shpallur në kërkim janë Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj).

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e një nate më parë ku nga të shtënat më armë zjarri u terrorizuan banorët e fshatit Gruemirë.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy autorët, të cilët qëlluan fillimisht mbi kamerat e sigurisë së familjes Kurtaj.

Pasi janë kthyer tre personat e familjes Kurtaj kanë tentuar t’i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dy të rinjtë kanë vijuar rrugën.

Gjatë ndjekjes nga tre personat e familjes Kurtaj, e cila zgjati 10 minuta, ata kanë të qëlluar me automatik kallashnikov me rreth 100 plumba.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat