Gazetari Skerdilajd Sulozeqi i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” deklaroi se në 11-shen më të mirë të vitit të shpallur nga FSHF-ja të preferuarit e ytij janë Alen Sherri tashmë i transferuar në kampionatin italian.
“Dhe padyshim Balaj që nuk ka askush asnjë kundërshtim për këtë.
Po ashtu edhe treshja e Egnaztias janë shumë të mirë pasi është ekipi që ka fituar gjithçka, ka marrë tripletën këtë vit, ndaj duhet të jenë në atë 11-she.
Vllaznia e meriton që të marrë atë ëqë prej vitesh kërkon, kampionatin”, tha Sulozeqi