Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, përmjet një postimi në Facebook bëri të ditur të dielën se nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve është rritur me 23% krahasuar me një vit më parë.
Sipas tij, në katër vitet e fundit rritja totale ka arritur nivelin mbi 70%, duke e cilësuar këtë një investim në siguri dhe vlerësim për sakrificën e Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Forcat e Armatosura Shqiptare, më të mirë paguara dhe më të mirë trajnuara.
Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më pare. Në 4 vitet e fundit, rritja totale ka arritur mbi 70%. Investim në siguri, vlerësim për sakrificën”, ka shkruar Vengu në Facebook.