Sa mandate synon PL në 11 Maj? Blushi: Do të përsërisim triumfin e 2017

Shqipëria

Sa mandate synon PL në 11 Maj? Blushi: Do të përsërisim triumfin e 2017

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 06:30
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte këtë të diel në “Review” në Euronews Albania ku tha se në zgjedhjet e 11 majit PL pret të arrijë të njëjtin rezultat që arriti LSI në 2017 duke marrë 19 mandate, por duke marr mandate edhe në Kukës.

Sipas tij Konventa e Partisë së Lirisë e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, tregoi që kjo është një forcë politike që po shtohet dhe se njerëzit kanë besim te opozita.

“2025 do jetë si 2017, por bashkë me qarkun e Kukësit, komplet Shqipëria.  Konventa e Tiranës tregoi që pavarësisht terrorit të pashembullt dhe kriminal, pasi na rrëmbyen në mënyrë kriminale presidentin, me shpresën që kjo forcë do të pushonte së ekzistuari, kjo forcë gjeti edhe më shumë forcë, për tu zgjeruar dhe për të vijuar hapin e pandalshëm. konventa e Tiranës, kur intelektualë.

Mësues, arsimtarë e mjekë, dolën publikisht edhe pse ky regjim nëpërmjet sistemit të patronazhistëve, merr çdo masë që edhe një militantë të thjeshtë ta godasë, ata patën guximin të dilnin në podium dhe të merrnin kartën e anëtarit të Partisë së Lirisë”,-tha Tedi Blushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat