Është ndarë nga jeta ditën e sotme (3 shkurt) në moshën 58-vjeçare, Violeta Lleshaj, bashkëshortja e ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë ish-ministri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku dhe ka njoftuar orën dhe datën e ceremonisë mortore.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën, më 4 shkurt 2025, në orën 12:00 në Varrezat e Maminasit.
“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme. Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta’, shkruan ai.