Uniformat blu kanë arrestuar një 25-vjeçar, i cili qarkullonte me pistoletë me silenciator në automjet, gjatë një operacioni policor në Laknas.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale S. K., i cili drejtonte makinën ku u gjet arma e fshehur në një qese për mbeturina, si edhe është arrestuar pasagjeri me iniciale O. M., për moskallëzim krimi.
“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, informojnë blutë.
25 vjeçari, banues në Laknas, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale;
Ndërsa 21 vjeçari me iniciale O. M., banues në Laknas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 7, operacioni policor i koduar “Weekend”.
Lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 25-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje.
Vihet në pranga dhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me silenciator, municion luftarak, automjeti dhe 3 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, në zonën e Vorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.
Gjatë operacionit, në Laknas, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. M.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. K., 25 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale;
O. M., 21 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.