Vrasja e Behar Sofisë, SPAK jep pretencën për të dyshuarin si organizator

Shqipëria

Vrasja e Behar Sofisë, SPAK jep pretencën për të dyshuarin si organizator

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë.

Ky i fundit është në mungesë, pasi nuk është bërë arrestimi i tij.

SPAK tha se, nga hetimet, ka rezultuar se Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj me radhë, deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat