U gjetën të vdekur në Mallakastër, identifikohen dy vëllezërit

Shqipëria

U gjetën të vdekur në Mallakastër, identifikohen dy vëllezërit

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Dy  vëllezër të moshuar janë gjetur të vdekur në Mallakastër. Ata jetonin vetëm në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Të moshuarit janë Sabri Velaj dhe Novrus Velaj, rreth 90 vjeç.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, referuar Policisë, raporton se vdekja e dy vëllezërve dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale, duke përjashtuar pistat e ndonjë situate kriminale.

Dy të moshuarit dyshohet të kenë ndërruar jetë disa ditë më parë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat