Një 78-vjeçar është gjendur i pajetë brenda një mjeti në Korçë, në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.
Burime bëjnë me dije se 78-vjeçari me inicialet N.K., kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht, dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.