Konviktet e reja në QS/ Manastirliu: Ambicia jonë, Shqipëria qendër e ekselencës për arsimin e lartë. Të kemi sa më shumë studentë të huaj!

Shqipëria

Konviktet e reja në QS/ Manastirliu: Ambicia jonë, Shqipëria qendër e ekselencës për arsimin e lartë. Të kemi sa më shumë studentë të huaj!

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 13:58
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, është shprehur se synimi është që Shqipëria të jetë një qendër e ekselencës për arsimin e lartë.

Ministrja u shpreh se hapësira e akomodimit me standarde bashkëkohore tërheqin studentët e huaj.

“Këto hapësira akomodimi me standarde bashkëkohore europiane e bëjnë edhe më të lehtë tërheqjen e studentëve të huaj dhe gjithashtu të atyre që kryejnë mobilitetin apo kanë programe të shkëmbimit studentor në Shqipëri”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja u shpreh se “e kemi pasur të vështirë për të tërhequr dhe për të pasur vetë ne si institucione mundësi për të akomoduar studentë të huaj”, por theksoi se sot është mundësia që godinat të shfrytëzohen jo vetëm përgjatë vitit akademik por edhe përgjatë periudhës së verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat