Rama në krah të Veliajt pas hetimeve të SPAK: Tirana lokomotivë, ka kapacitet të bëjë hapa të mëdhenj përpara

Shqipëria

Rama në krah të Veliajt pas hetimeve të SPAK: Tirana lokomotivë, ka kapacitet të bëjë hapa të mëdhenj përpara

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 14:51
Foto nga takimi

Nga “Qytetit Studenti”, kryeministri Edi Rama ofroi mbështetjen e qeverisë për vijimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës.

Sikurse edhe një mbështetje të drejtpërdrejtë për kryebashkiaun Erion Veliaj, i vendosur nën lupën e hetimeve të SPAK.

Nga ky qytet ku shpërtheu revolta antikomuniste në Dhjetor 1990, Edi Rama foli për ata të cilët i vuri epitetin shejtanët si bashkudhëtar të historisë tonë shtet-formuese.

Mbështetjen publike për kryebashkiakun Veliaj, i vendosur nën sulmet e opozitës për shkak të hetimeve nga SPAK, kryeministri e dha gjatë inaugurimit të dy godinave të tjera të rinovuara për strehimin e studentëve, investime të bashkisë Tiranë bashkë me fondet e qeverisë gjermane.

“Investimet posaçërisht në shkolla, çerdhe e konvikte”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj “nuk ndalen”. Pati një lajm të mirë për ato familje të cilat i kanë fëmijët në shkollat 9 vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat