Gjykata e Posaçme ka dënuar me 16 vite burg Aleks Nanaj (alias Adil Nano), me 7 vite burg Pashk Sylën, ndërsa është pushuar çështja dhe është liruar nga burgu Emiljant (Emiljan) Lamkollari. Të tre ata akuzoheshin si pjesë e një grupi kriminal dhe se kishin kryer trafik lëndësh narkotike drejt Greqisë.
Sipas hetimeve të SPAK, të arrestuarit janë një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek. Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë.
Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal është bashkëpunuar ngushtë me Autoritetet Greke duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e hetimeve në të njëjtën kohë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur që në territorin grek të sekuestrohen në disa raste lëndë narkotike, në total është bërë e mundur të sekustrohet një sasi prej mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.
Ndërkohë sot, pas gjykimit të kësaj çështje, GJKKO ka vendosur:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 2-të, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëshjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 1-rë i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 16 (gjashtëmbëshjetë) vjet burgim.
4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Aleks Nanaj (alias Adil Nanaj) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
5. Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Emiljant Lamkollari (alias Emiljan Lamkollari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 2-të dhe 28/4 të Kodit Penal; Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i 2-të i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” e parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/ë rezulton se i pandehuri ka vdekur.
6. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, e caktuar ndaj të pandehurit Emiljant Lamkollari (alias Emiljan Lamkollari), me vendimin nr. 81, datë 06.05.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pashk Syla për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283, paragrafi i 2-të i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
8. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Pashk Syla të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.