Ministri i i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) ekonomisten e nivelit të lartë Narine Nersesyan.
Malaj tha se, bashkëpunimi mes dy insitucioneve vijon të mbetet i frytshëm.
Ministri vlerësoi kontributin dhe asistencën teknike të dhënë nga FMN, në lidhje me qëndrueshmërinë e politikave fiskale.
“Ministria e Financave mbetet e angazhuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me FMN, në kuadër të përmirësimeve ligjore dhe garantimin e zbatimit efikas të tyre”, u shpreh Malaj.