Pisha e zezë në Llogara po dëmtohet nga insekti i njohur si Procesionaria. Agjencia e Zonave të Mbrojtura po monitoron situatën pas shfaqjes së sëmundjes.
Investimet 20 milionë euro “përmbytën” Durrësin!
“Nuk është në faza shumë të rënda të themi apo shumë të rrezikshme, por jemi në fazat e para të zhvillimit dhe duke u mbajtur kontrolle arrijmë të kuptojmë edhe si po ecën ky dëmtues në një grumbull pyjor”, tha Nexhip Hysolakoj.
Sipas specialistit, dëmtuesi është në fazën e larvës.
“Sipërfaqja më e madhe, më e prekur është sipërfaqja afër qendrës së parkut Llogara, pra në lartësinë nga 900 deri në 1000 metra dhe vjen duke u zvogëluar.
Sa më lart shkon grumbulli mbi nivelin e vet, kjo për shkak edhe të kushteve atmosferike, pra kushteve klimaterike sepse sa më ftohtë të jetë aq më pak ky dëmtues mund të zhvillohet”, tha Hysolakoj.