Edith Harxhi, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike tha në “Now me Erla Mëhillin” se tashmë “non grata” e vendosur ndaj Sali Berishës nga SHBA-të tashmë e ka humbur fuqinë e saj.
Ajo tha se me ardhjen në pushtet të administratës së Donald Trump, tashmë çështja e “non gratës” ndaj Sali Berishës, nuk ka më vlerë.
"Nëse hiqet apo nuk hiqet, apo kurdo që të hiqet “non grata”, ajo aktualisht e ka humbur vlerën e saj. Me ardhjen e administratës së re të presidentit Amerikan, me luftën që ai i ka hapur DeepState-it marikan dhe George Sorros, i cili ka qenë sponsor kryesor i “non gratës” për Sali Berishën dhe për sa kohë kjo non gratë ka qenë një “non grata” administrative brenda Departamentit të Shtetit dhe pa sanksionet e Thesarit, kjo është një çështje e mbyllur tashmë. Nuk ka më vlerë.
Ajo që ka vlerë sot është tsunami që po ndodh në botë kundër deep state amerikan dhe George Sorrosit e gjithë perandorisë së tij”,-tha Harxhi.