Parashikimi i motit/ Temperaturat zbresin me disa gradë, nuk priten reshje

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Temperaturat zbresin me disa gradë, nuk priten reshje

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Depërtimi i masave ajrore të ftohta verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Përsa i përket motit; bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura POR nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e padites dhe në vijim të dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 11°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat