Rama: Më në fund jetojmë në një shtet ku drejtësia funksionon

Shqipëria

Rama: Më në fund jetojmë në një shtet ku drejtësia funksionon

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 09:42
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të martë lidhje live në rrjetet sociale, ku i përgjigjet pyetjeve të komentuesve.

Rama është pyetur lidhur me reformën në drejtësi.

Ai u shpreh se më në fund drejtësia po funksionon.

“Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra. Nuk e di se bëhet numërimi. Nëse kemi krijuar kapacitetin shtetëror për të goditur fenomenin kanceror të korrupsionit, kjo është për të marrë frymë thellë dhe për t’u ndjerë më mirë. Më në fund u çliruam nga makthi për të jetuar në një shtet ku drejtësia funksionon. Ky është një vullnet i hekurt për t’u përballur më një sëmundje që prek edhe ata që qeverisin, duke lejuar dhe mbështetur drejtësinë e pavarur të bëjë operacionet e veta që qeveria të jetë e çliruar nga tentakulat e korrupsionit. Më në fund po bëjmë një shtet të së drejtës, dhe kush po e bën këtë? Noc rroku? Kush po e bën? Është fare e thjeshtë kjo besoj”, ka thënë kryeministri Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat