Rama replikon me ndjekësit dhe ironizon PD: Do të vendos Shqipërinë në majën ku është Europa, pastaj le ta marrë brezi i ri! Ai bufi dhe kua-kua-kuatë…

Shqipëria

Rama replikon me ndjekësit dhe ironizon PD: Do të vendos Shqipërinë në majën ku është Europa, pastaj le ta marrë brezi i ri! Ai bufi dhe kua-kua-kuatë…

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 09:45
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit në rrjetet sociale gjatë rubrikës “Sy më sy”, teksa është shprehur se “jam këtu për të më ngarkuar dhe për të dërguar ngarkesën në destinacion”.

Rama theksoi se do të vendosë Shqipërinë në majën ku është Europa dhe më pas “le ta marrë brezi i ri”.

Kryeministri deklaroi gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit duke u shprehur se “nuk themi se jemi më të këqijtë sepse nuk krahasohemi dot me disa të tjerë këtu”, teksa ironizoi opozitën.

“Po, mo, ashtu e kam cilësuar veten dhe nuk e probleme fare sepse gamori është kafsha që ka mbajtur perëndinë në kurriz që ta dish ti. Nga ana tjetër është kafsha që është aty për ta ngarkuar dhe për të çuar ngarkesën në destinacion, jam shumë i qetë që të ma kujtosh këtë fakt sepse jam këtu për të më ngarkuar dhe për të dërguar ngarkesën në destinacion. Ngarkesën që kam marrë për ta dërguar Shqipërinë aty ku kanë dashur të gjithë ata që nuk janë më dhe aty ku e thotë amaneti i të parëve tanë, në majën ku është Europa dhe për ta vendosur flamurin e Shqipërisë në rresht bashkë me 27 flamujt e tjerë nuk diskutohet që do ta çojmë aty, pastaj le ta marrë brezi i ri.

Nuk jam më i miri ndër të këqijtë, them që ne nuk jemi më të mirët se ka gjithmonë më të mirë. Por nuk themi se jemi më të këqijtë sepse nuk krahasohemi dot me disa të tjerë këtu”, tha kreu i qeverisë.

“Nuk mund të them dot që nuk jeni të zhgënjyer sepse ai bufi që kukuron sot nuk iu është gjetur ende vendi që meriton pse?”, iu drejtua një qytetar në “Sy më sy”.

Rama thumboi PD-në, duke iu përgjigjur se: “Miku im lavdi zotit koha kur gjykatën e bënte Partia, dënimet i jepte qeveria, kur Kryeministri caktonte se kush duhej të dënohej i lirë ka vdekur, Sot është drejtësia që i bën këto gjëra. Ai bufi dhe kua kua kuatë nuk janë problemi im në aspektin ligjor, por i drejtësisë. Problemi ynë në aspektin politik, janë probleme i shqiptarëve dhe më 11 Maj do të dinë si ta trajtojnë këtë problem”, shtoi Kryeministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat