Reduktimi i fondeve për Shqipërinë/ Ambasadorja zvicerane: Asgjë nuk do të ndryshojë deri në vitin 2028!

Shqipëria

Reduktimi i fondeve për Shqipërinë/ Ambasadorja zvicerane: Asgjë nuk do të ndryshojë deri në vitin 2028!

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 11:36
Ruth Huber

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, shpjeguar se deri në vitin 2028 nuk do të ndërpritet asnjë program e qeverisë së vendit të saj për Shqipërinë.

Një intervistë për News24, Huber sqaroi gjithashtu se nuk do të ketë ngrirje apo ndërprerje, por reduktim të fondeve.

“Zvicra ka vendosur të ripërshtasë dhe të reduktojë programin e saj të bashkëpunimit e Zhvillimit me Shqipërinë. Ndërkaq, ky reduktim ka të bëjë me programin e SDC-së, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, agjenci nën Ministrinë tonë të Jashtme, por, gjysma e programit tonë në tanishëm, financohet nga SECO- që është Agjencia e Zhvillimit nën Ministrinë Zvicerane të Ekonomisë. Programet që janë nën agjencinë SECO do të vijojnë edhe përtej vitit 2028.  Ndaj Zvicra do të jetë e pranishme dhe aktive këtu në Shqipëri”, tha ajo.

Intervista:

– Zonja Ambasadore,  këtë javë lajmi se Zvicra ndërpret fondet për programet e saj në Shqipëri, ka ngritur jo pak shqetësim. A është e vërtetë kjo dhe për çfarë fondesh bëhet fjalë? 

Nuk është një prerje fondesh as një ngrirje e tyre. Në do të reduktojmë gradualisht fondet e  Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, nga fundi i vitit 2028, ndaj ka pothuaj edhe 4 vite kohë gjatë të cilave mund të bëjmë ende shumë gjëra dhe të kemi rezultate. Një shembull i mirë është marrëveshja që firmosëm javën e kaluar me Ministrinë e Ekonomisë, marrëveshje që mbështet arsimin profesional dhe trajnimet në Shqipëri me 10 milionë euro.  Zvicra ka vendosur të ripërshtasë dhe të reduktojë programin e saj të bashkëpunimit e Zhvillimit me Shqipërinë. Ndërkaq, ky reduktim ka të bëjë me programin e SDC-së, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, agjenci nën Ministrinë tonë të Jashtme, por, gjysma e programit tonë në tanishëm, financohet nga SECO- që është Agjencia e Zhvillimit nën Ministrinë Zvicerane të Ekonomisë. Programet që janë nën agjencinë SECO do të vijojnë edhe përtej vitit 2028.  Ndaj Zvicra do të jetë e pranishme dhe aktive këtu në Shqipëri.

-A ka ndryshuar politika zvicerane?

Jo, nuk ka një ndryshim thelbësor të politikës sonë të zhvillimit. Në fakt Parlamenti Zviceran, vetëm në dhjetor të vitit të kaluar, ka rikonfirmuar dhe miratuar strategjinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për 4 vitet e ardhshme. Por në të njëjtën kohë, parlamenti Zviceran ka vendosur për reduktime buxheti, ndaj ndryshimi ka të bëjë me buxhetin. Dhe kjo ka të bëjë me situatën financiare në Zvicër, me një deficit në rritje dhe po ashtu ka të bëjë me, situatën e ndryshuar gjeopolitike. Pra një rritje buxheti për forcat tona të armatosura, angazhim domethënës me situatën në Ukrainë, gjë që ka ndikuar edhe në bashkëpunimin këtu në Shqipëri, këto reduktime buxheti. Por nuk është ndryshim politikash. Shqipëria mbetet vend i rëndësishëm për Zvicrën.

Me ardhjen e administratës së presidentit Trump në SHBA, kemi parë ngrirje fondesh për disa organizata ndërkombëtare që operojnë edhe në vendin tonë.  Njëkohësisht, duket se Zvicra riorienton buxhetet e saj. A ka të bëjë me mënyrën se si Shqipëria ka operuar?

Është e rëndësishme të dallojmë dhe të bëjmë të qartë që arsyet pse Zvicra po ripërshtat buxhetet janë të ndryshme prej atyre të administratës amerikane. Për Zvicrën është një vendim që bazohet në situatën financiare, dhe reduktime buxheti. Në politikën e jashtëm zvicerane, është objektiv i qartë, mbajtja e marrëdhënieve bilaterale të fuqishme me rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

-Dhe si janë marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Shqipërisë?     

Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona janë të forta dhe të mira. Jam besimplotë se do të mbeten kështu. Ne kemi parë, sidomos në platforma multilaterale, si në rastin kur ne ishim të dy shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit, sa shumë përafrohen përparësitë, politikat dhe vlerat tona, kështu që  kemi shumë të përbashkëta.

-Në çfarë fushash, vijon mbështetja e Zvicrës pas vitit 2028?

Pas vitit 2028, projektet e mbështetura nga SECO, Agjencia e Zhvillimit në Ministrinë tonë të Ekonomisë, do të vijojnë. SECO fokusohet më shumë në fusha si stabiliteti i makroekonomisë, krijimi i një mjedisi të mirë për sektorin privat, fuqizimi i institucioneve financiare dhe sektorit privat, po ashtu, çështje si energjia, tranzicioni i gjelbër. Këto do të vazhdojnë dhe mendoj se është e rëndësishme të theksojmë se  këto janë fusha të lidhura me udhëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Dhe ndërsa jeni drejt pranimit në BE, është normale që metodat e bashkëpunimit ndërkombëtar përshtaten me atë proces anëtarësimi. Metoda si transferimi i njohurive bëhen më të rëndësishme, përtej financimit. Është element i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë, sjellja e ekspertizës nga qendrat e kompetencës në Zvicër, ose themelimi i partneriteteve mes institucioneve shqiptare e zvicerane. Këto janë elemente të rëndësishme të bashkëpunimit tonë me të cilat do të vijojmë.

-Meqë jemi në javën e kulturës zvicerane në Tiranë, çfarë do të ndodhë me kulturën?   

Jemi të lumtur me pritjen që i është bërë javës së kulturës që i ka dhënë një platformë artistëve lokalë, që janë mbështetur nga Fondi Zviceran për Kulturën. I dhamë një fokus tjetër Javës Zvicerane të Kulturës. Kultura do të mbetet një çështje e rëndësishme në programin tonë, sepse përmes kulturës dhe me mjete artistike mund të adresojmë çështje të rëndësishme për zhvillimin. Çështje që janë më të vështira për shoqërinë për t’u adresuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, me muzikë, art, teatër adresohen më lehtë, ndaj kultura do të mbetet me rëndësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat