Aksidenti në aksin “Cërrik-Gramsh” i mori jetën 52-vjeçarit, arrestohen 2 shoferët e mjeteve

Shqipëria

Aksidenti në aksin “Cërrik-Gramsh” i mori jetën 52-vjeçarit, arrestohen 2 shoferët e mjeteve

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

2 shoferë automjetesh, 21-vjeçari me iniciale G.K. dhe 39-vjeçari me iniciale E.H. kanë rënë në pranga për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.

Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjeri 52-vjeçar me iniciale A.H., si dhe u dëmtuan 2 shoferët e mjeteve dhe një pasagjer tjetër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Viktima ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga 39-vjeçari me iniciale E.H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat