Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, së bashku me përfaqësues të kësaj force politike në Itali, kanë zhvilluar një takim me emigrantët në shtetin fqinj.
Gjekmarkaj shprehet se të gjithë kanë dëshirë të kontribuojnë për ndryshim, si një akt dashurie dhe përgjegjësie ndaj vendit.
“Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret! Fitore”, thekson ai në një postim në Facebook.
Postimi
Një takim mbresëlënës së bashku me z.Bardhok Doda, Koordinator i PD-së për Italinë, z.Aleks Gjonajn, Kryetar i PD-së për Marinon, z. Dritan Beqirin, Kryetar i PD-së për Viterbon, me komunitetin e lezhjanëve e të Malësisë së Madhe në qytetin historik te Marinos pranë Romës!
Të gjithë me një dëshirë për të kontribuar për ndryshimin si akt dashurie e përgjegjësie për vendin tonë!
Qytetarë dinjitoz në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!
Pasardhës të Dedë Gjo Lulit, Bec Patanit, Prek Calit, Llesh Marashit e shumë të tjerve patriotë shqiptarë që luftuan e u sakrifikuan për vlera e virtyte, për patriotizëm, e mbi të gjitha, për Shqipërinë që nuk mund të pranojnë që vendi, të shkretohet, që populli i saj të jetë i gjithi disaporë nga qeverisja e keqe socialiste dhe shefi i saj kaq i akuzuar Edi Rama, që prindërit e tyre të zhyten në mjerimin e pensioneve të vjedhura nga skandalet e shumta!
Ndonëse procedurat e regjistrimit në KQZ janë shndërruar në kalvar e refuzime pa shkak, duke patur të gjithë dokumentet në rregull secili prej tyre shprehu gadishmëri për të insistuar dhe votuar PD!
Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret! Fitore