Mbi 60 fëmijë të sëmurë në ditë në një qendër shëndetësore

Shqipëria

Mbi 60 fëmijë të sëmurë në ditë në një qendër shëndetësore

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Mjekët pediatër po përballen me fluks të shtuar pacientësh gjatë kësaj periudhe, pasi mesatarisht numri i vizitave në një qendër shëndetësore në ditë arrin deri 60 fëmijë.

“Kemi qenë në një situatë me shumë viroza në ditë që nga periudha e Janarit por dhe në këto ditët e Shkurtit, gjë që është një situate e pritshme. Shkojmë në një mesatare vizitash afërsisht 50 apo 60 në ditë në ditë të caktuara ndonjëherë, shumë më tepër ose shumë më pak në varësi të ditëve. Kryesisht është influenca e tipit të ajrit që qarkullon në fakt dhe sipas disa statistikave që ISHP-ja ka deklaruar, influenca bën gjithashtu rsv dhe shumë më pak covidi në numër”, tha Sonila Brati.     

Përpos temperaturës së lartë apo problemeve në frymëmarrje, specialistët janë ndeshur edhe me dhimbje të forta koke e muskulare tek të vegjlit.“Dy-tre në fakt mund të them që kanë qenë simptoma që kanë veçuar nga virozat e kaluara që ka qenë dhimbje shumë e madhe e muskujve, e gjymtyrëve tek fëmijët, lodhja gjithashtu. Ndonjëherë, fëmijët bëjnë më shumë orë në gjumë sesa janë aktivë për të vazhduar ditën e tyre dhe dhimbja e kokës që kanë qenë tre simptoma në fakt që nuk i kemi parë nëpër virozat e kaluara”, tha Brati.

Kopshtet dhe shkollat mbeten ndër ambientet kryesore në përhapjen e viruseve dhe infeksioneve sipas mjekëve.

“Në mënyrë absolute janë përhapës shumë i lartë mendoj unë, i infeksioneve. Fëmijët kanë qenë më të riskuarit, kanë patur numrin më të lartë të virozave”, tha Sonila Brati.     

Moshat më të prekura nga virozat dhe gripi janë kryesisht bebet e deri te fëmijët e shkollës fillore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat