Teliti: Shqipëria në krizë ekonomike, PD propozon masa konkrete

Shqipëria

Teliti: Shqipëria në krizë ekonomike, PD propozon masa konkrete

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 16:21
Dorjan Teliti

Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar në rrjetet sociale mbi situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë në një krizë të thellë që prek shumicën e qytetarëve.

Duke iu referuar një raporti të Bankës Botërore, Teliti thekson se shqiptarët janë populli më i varfër në rajon dhe se pasuria po përqendrohet te një pakicë, ndërsa shumica e qytetarëve përballen me vështirësi ekonomike.

Teliti akuzon qeverinë se po hesht për këtë situatë, ndërsa PD propozon një sërë masash për të adresuar krizën ekonomike.

Ai e përfundoi reagimin e tij me thirrjen për një drejtësi ekonomike, duke theksuar se është koha që politika të punojë për shumicën e qytetarëve dhe jo për një grusht të pasurish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat