Bujqit të stepur ndaj punimit të tokës: Proceset dhe plehrat kimike kanë çmime të larta

Shqipëria

Bujqit të stepur ndaj punimit të tokës: Proceset dhe plehrat kimike kanë çmime të larta

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Banorët që jetojnë në zona rurale vijojnë të jenë të stepur ndaj proceseve bujqësore. Banorët nuk e marrin më mundimin të punojnë tokën për shkak të çmimeve të larta të të gjitha proceseve si dhe të plehrave kimike.

Sami Çipi, banor i fshatit Fullqet në Bashkinë Klos thotë se bujqësia nuk e ka marrë mbështetjen e nevojshme që të motivojë banorët e mbi të gjitha të rinjtë të merren me të.

Sipas tij, çmimet e larta të proceseve të punimet të tokës, të farërave apo dhe plehrave kimike kanë bërë që sipërfaqja e tokës së mbetur djerr të shtohet çdo vit e më shumë. Samiu tregon se ky fshat ka toka shumë prodhuese e këtë e ka treguar para viteve 90-të.

Prodhimet që dilnin nga ky fshat furnizonin shumë fshatra të Matit me produkte të ndryshme. Sipas Sami Çipit rritja e të gjitha çmimeve të tjera ka bërë që edhe blegtorët të rrisin çmimin e mishit.

Një tjetër arsye që tokat kanë mbetur djerr është edhe largimi i të rinjve, por sipas banorëve edhe nëse do të ishin këtu nuk do ta punonin tokën për shkak të kostos së lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat