Dhjetë vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

Shqipëria

Dhjetë vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:18
Edi Rama

Sot bëhen 10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se ky institucion, na bën krenarë për punën që bën çdo ditë.

Sipas kreut të qeverisë, në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit.

“Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale që kujdesen për paraqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale.

Në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit, ndërsa anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimet me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara i shtojnë vlerat përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, shkruan Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat