“Jemi në kohën e zbatimit të primareve”, Mustafaj: Zgjedhjet e brendshme, një proces për t’u përmirësuar dhe trashëguar

Shqipëria

“Jemi në kohën e zbatimit të primareve”, Mustafaj: Zgjedhjet e brendshme, një proces për t’u përmirësuar dhe trashëguar

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:25
Andi Mustafaj

Andi Mustafaj, drejtues i departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, ka theksuar rëndësinë e procesit të primareve brenda PD-së, duke e cilësuar si një mekanizëm që duhet të perfeksionohet dhe të lërë një trashëgimi për brezat e ardhshëm.

I ftuar në programin e drekës në News24, Mustafaj tha se në këtë fazë fokusi kryesor duhet të jetë përmirësimi i primareve dhe ruajtja e një procesi të drejtë dhe transparent.

“Tani jemi në kohën e zbatimit të primareve dhe të gjithë duhet të punojmë për perfeksionimin e këtij procesi. Nëse bëhet siç duhet, ai do të formësojë kulturën tonë politike dhe demokratike,” u shpreh ai.

Mustafaj nënvizoi gjithashtu se fituesit e këtij procesi do të kenë përgjegjësinë për të bashkuar edhe ata që kanë humbur, duke shmangur përçarjet dhe duke ndërtuar një rrugë të përbashkët. “Humbja krijon frustrim, por ata që fitojnë duhet të gjejnë mënyrën për të bashkuar partinë,” theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat