Bardhi vizitë në Departamentin e Shtetit: SHBA mbetet aleati ynë kyç, Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Shqipëria

Bardhi vizitë në Departamentin e Shtetit: SHBA mbetet aleati ynë kyç, Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 19:12
Alexander “Sasha” Kasanof, Gazment Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zv/ndihmës sekretarin e shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof.

Kjo është vizita e parë e një delegacioni shqiptar në Departamentin e Shtetit pas ndryshimeve në qeverisjen në SHBA dhe ardhjes në krye të Presidencës të Donald Tramp dhe në DASH të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi thotë se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

Mesazhi i Bardhit

Në Departamentin Amerikan të Shtetit!

Gjatë vizitës në Washigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat