Koshat e mbetjeve në bulevardin Aqif Pasha , në afërsi të një supermarketi dhe tek kryqëzimi i 1 Majit në qytetin e Elbasanit janë përfshirë nga flakët njëri pas tjetrit mbrëmjen e kësaj të marte.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga tymi të cilat krijuan shqetësim te banorët e zonës .Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët.Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarri.
Një nga pistat kryesore është edhe zjarrvënia e qëllimshme dhe po kqyren pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies.