Bashkëshortja e Asim Gjonit i cili u vra nga babai 74-vjeçari Hekuran Gjoni në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, rrëfeu detaje tronditëse nga ngjarja.
Sipas saj shkak për sherrin është motra e bashkëshortit të saj, e cila kërkonte letrat e banesës.
Bashkëshortja e viktimës: Kam qenë me kolegët e punës në strugë, mbaj mend që më ka marrë goca e kunatit që ka ndodh një aksident, s’kemi diçka më mori më përcolli tek autobusi, do vinte t’u sillte brioshë fëmijëve dhe për të ikur në punë. Më thanë është në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak. Ngjarjen e pashë në rrjete sociale kur po vija rrugës, e pashë në media se çfarë kishte ndodhur. Unë nuk e di kush ka qenë i pranishëm, por thonë që ka qenë motra, mami dhe i ati. Me gocën s’kemi pasur marrëdhënie të mirë. E njëjta situatë na ka ndodhur para 11 vitesh, ishin sheshuar gjërat, konflikti para 3 ditësh më kanë kërkuar letrat e shtëpisë së burrit, i kishim ne, do që pjesën që ka të vetën t’ja kalojë gocës, nuk e vë në dyshim, çështja pronësisë.
Burri ka qenë në punë, po punonte pjesë ndërtimi, ai gjithmonë e ka pas, futej tek prindërit pastaj tek shtëpia, është ulur duke biseduar, aty ka nis konflikti. Burri i ka gjet në bukë, vjehrri ka pas pirë gjithmonë, e ka pas të dhunshme i erreshin sytë, mund t’i kishte ndodh çdokujt, ai ça të kishte në dorë… pijen e kishte të dhunshme.
E ëma është në shtëpi, kunata nuk e di, ka qenë në spital se thonë që ka qenë në spital se thonë që është goditur. Para 10 vitesh ka qenë konflikti për pronësinë, është martuar, ndarë, ka lënë fëmijët rrugëve, është martuar, ndarë, është martuar 3 herë dhe është ndarë, ka 2 çuna jetojnë me të atin, donte t’i mbante vetë, njërin e ka në emigrim, tjetrin i ati, është tek 37 vjeç. Shtëpia ishte në emër të atit. Donte të merrte gjysmën e hyrjes, prindërit herë herë kanë qenë…kur vinte goca u ndryshonte mendjen, ndikonte.
Ajo e kishte këtë gjë që fuste njerëzit në sherr. E kanë bërë pijanec, të dhunshëm bashkëshortin. Çunat i panë në rrjete sociale, më thanë o mami ka vrarë gjyshi babin. Ka dhunuar bashkëshorten, dhëndrin. Me vjehrrën s’kam komunikuar, e ëma ishte këtu.