‘Berisha nuk jeton dot pa Metën, burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti i tij shtëpiak’/ Çupi: Protesta në 8 shkurt, për portret

Shqipëria

‘Berisha nuk jeton dot pa Metën, burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti i tij shtëpiak’/ Çupi: Protesta në 8 shkurt, për portret

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 19:13
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ lajmin se Meta mund të ketë blerë mandatin e deputetit në listat e Partisë Demokratike.

Analisti u shpreh se Berisha dhe Meta nuk bëjnë dot pa njëri- tjetrin sepse janë pjesë e kompanisë ‘ mafia’. Sipas tij, ata shohin si mall deputetët, partinë dhe njerëzit që i mbështesin.

“Berisha nuk bën dot pa Metën. Burgosja e tij e ka dëmtuar më shumë se qëndrimi në katin e tetë. Aq sa janë armiq, aq janë të domosdoshëm për njëri- tjetrin. Për arsye se janë në të njëjtin rreth dhe kompaninë e mafies. Ata kërcënojnë njëri- tjetrin, paraja për ta nuk është mall është deputeti, partia njerëzit që i shkojnë pas dhe i rrijnë poshtë shtëpisë. Ata bëjnë dhe fotografinë me Trump jo për t’i treguar popullit, por për t’i bërë presion Berishës, Metës.

E tëra është një lojë në mes të pjesës dhe asaj që quhet mafia. Pse Berisha i saboton primaret dhe thërret njërëzit më të besuar? Berisha të tëra i rrëzon sepse mafia nuk ka këto principe besimin ideologjik, moral. Mafia nuk ka rëndësi nëse je shtetar i mirë, do besnikërinë në qëndrimin drejt trungut.”

Lidhur me protestën e lajëmruar nga opozita më datë 8 shkurt, Çupi e komentoi se një person që vjedh më shumë çdo ditë dhe që ëshët duke fshehur pasurinë, e ka të pamundur të krijojëj një program politik.

“Berisha si një i sprovuar sepse ka 30 vjet në mafia nuk i çon gjërat derisa i rrëzon. Ka krijuar forcën që unë shkoj deri te Trump dhe tani kthehet sepse nuk do që ditën që Trump apo Amerika të thotë ku e keni atë mafiozin. Nuk e di pse proteston Berisha. Proteston për portret.

Si ka mundësi që një mafie që është duke fshehur pasurinë dhe po vjedh më shumë akoma nuk mund të krijojë një program politik sepse nuk ka ide, nuk ka vizion.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat