Protesta e 8 shkurtit, Balliu me banorët e Njësisë 3

Shqipëria

Protesta e 8 shkurtit, Balliu me banorët e Njësisë 3

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 21:00
Balliu me banorët e Njësisë 3

Koordinati rajonal i Tiranës, Klevis Balliu, së bashku me strukturat e partisë së PD u takua me banorë të Njësisë 3 në kryeqytet.

Gjatë takimit me ta, Balliu shprehet se qytetarët janë më të vendisur se kurrë për ndryshim, pasi këkrojnë të marrin në dorë fatin e vendit të tyre.

Sipas Balliut, qytetarët shprehën vendosmërinë për të marrë pjesë në protestën e 8 shkurtit në Tiranë, si kundërpërgjigje ndaj abuzimit ekstrem të qeverisë me paratë e qytetarëve, sigurinë e jetës së tyre dhe të ardhmen e tyre.

Statusi

Sot me qytetarët e njësisë tre më të vendosur se kurrë për ndryshim!

Sot bashkë me strukturat e Partisë Demokratike u ndalëm në njësinë tre Tiranës me qytetarët

Të cilët shprehën vendosmërine e tyre për protestën e datës 8të shkurt ora 17.00 kundër abuzimit ekstrem të qeverisë me paratë e qytetarëve, sigurinë e jetës së tyre dhe të ardhmen e tyre.

Vjedhjet dhe aferat korruptive të pushtetit lokal dhe qëndror kanë shkërrmoqur ekonominë e qytetarëve të ndershëm.

Të cilët në mungesë të institucioneve ligjzbatuese kërkojne të marrin në dorë fatin e vëndit të tyre në një reagim qytetar demokratik datë 8të Shkurt ora 17.00 në Bulevard

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat