Familja e Brianit nuk do të pushojë ndonjëherë së kujtuari të voglin e tyre, por pavarësisht situatës së vështirë emocionale. Ata e kanë kthyer dhimbjen në forcë, pasi kanë vetëm një qëllim. Të kërkojnë drejtësi. Një drejtësi, që nuk e kanë gjetur deri më tani. Një hetim që Prokuroria e Tiranës dhe prokurorja e çështjes, Alma Felaj, e kanë zgjatur pafund.
‘Zgjatja e deritanishme e hetime dhe koha e kaluar nuk ka justifikuar korrektesën që pret një familje e lënduar në rastin konrekt, por dhe një shoqëri si e jona’ u shpreh avokati, Jordan Daci.
Po çfarë ka ndodhur realisht me Brianin dhe cilat janë arsyet që çuan në vdekjen e tij? Nëse i referohemi deklaratave të familjes, shigjetat drejtohen drejt mjekëve. Ekspertët mjekoligjor Erindo Alla dhe Elton Serani kanë dorëzuar raportin e tyre në lidhje me rastin, duke konfirmuar ndërhyrjet e shumta në gojën e 3-vjeçarit. Por, hetimi ende nuk është përmbyllur.
Në inspeksionin e gojës vërehet se dhëmbët 4 dhe 5 të qumështit lart djaththas dhe majtas janë të mbushur dhe 4 dhe 5 poshtë majtash dhe djathtas janë të mbushur. Dhëmbi 1 i majtë dhe 1 i djathtë janë te hapur, por të pamburhusr, të tillë janë dhe dhëmbët 2-3 nga të dyja anët e nofullës së sipërme.
‘Xhaxho qëndroi aty për të humbuir të gjitha gjurmët e tij dhe për të bërë të gjitha manipulimet që do bëheshin më pas. E dinte se nuk kishte shpresë jete, se duhej të ishte treguar të paktën human ta sillte në reanimacion, apo ta mbante në reanimacionin e tij nëse kishte, pasi nuk kishte as reanimacion, as asgjë’ u shpreh Guri Spahiu, gjyshi Brianit.