“O Lul ku je! Kam një përvëlim e nostalgji për ty”- Rama thumbon ish-kreun e PD-së

Shqipëria

“O Lul ku je! Kam një përvëlim e nostalgji për ty”- Rama thumbon ish-kreun e PD-së

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 09:15
Rama dhe Basha

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha duke shprehur se ishte “ëmbëlsira e të gjithëve”.

Rama bëri komentet në rubrikën “Sy më sy”, teksa një qytetar e pyeti “Do ju bësh një tortë në Tiranë shqiptarëve si Basha?”.

“Një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë”, tha Rama, duke theksuar se torta në Tiranë ishte e vetmja gjë që Basha realizoi nga ato që thënë.

 “O Lul ku je, se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, një përvëlim, nuk e di”, u shpreh Kryeministri.

“Nuk e di çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë. Lulzim Bashën kemi pasur ëmbëlsira jonë, Lulzim Basha ka qenë ëmbëlsira e të gjithëve, edhe tortën jo rastësisht e bëri Lulzim Basha.

Me thënë të drejtën nga të gjitha ato që ka thënë vetëm një tortë ka bërë (Qesh). O Lul ku je, se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, një përvëlim, nuk e di”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat