Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 52-vjeçarit në Elbasan

Shqipëria

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 52-vjeçarit në Elbasan

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Elbasan, pasi përplasi për vdekje me makinë një këmbësor.

Ngjarja e ka ndodhur të mërkurën në fshatin Shijon. 68-vjeçari me iniciale B.Rr., u transportua dje në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Njoftimi:

-S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat