“E keni vendin në ferr nëse…”/ Rama batuta me bankierët: Justifikohuni para Shën Pjetrit se ndihmuat fermerët

Shqipëria

“E keni vendin në ferr nëse…”/ Rama batuta me bankierët: Justifikohuni para Shën Pjetrit se ndihmuat fermerët

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 12:02
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e tryezës së organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi.

Përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 mln euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Rama e ka mbyllur fjalën e tij më një batutë, ku u shpreh se bankierët do ta kishin më të lehtë hyrjen në parajsë, dhe do të justifikoheshin më lehtë para Shën Pjetrit, me ndihmën që do t;u japin fermerëve.

“Po e mbyll duke u thënë të gjithë bankierëve që ky është rasti më i mirë për të pretenduar një vend në parajsë duke i thënë Shën Pjetrit se përveçse kemi bërë para me të pasurit, kemi ndihmuar edhe fermerët, ndryshe e keni vendin në ferr”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat