41-vjeçari u masakrua me thikë nga babai, flet motra e viktimës: Më rrezikohet jeta!

Shqipëria

41-vjeçari u masakrua me thikë nga babai, flet motra e viktimës: Më rrezikohet jeta!

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 13:01
Foto ilustrims

74-vjeçari Hekuran Gjoni vrau djalin e tij 41- vjeçar në banesën e tyre tek Kodra e Priftit në Tiranë. Pas një sherri banal mes tyre, i moshuari e ka goditur me thikë të birin, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Bashkëshortja e Asim Gjonit, ka deklaruar detaje mbi ngjarjen tragjike.

Ajo u shpreh se shkaku i konfliktit ishte motra e bashkëshortit të saj, e cila kërkonte dokumentet e pronësisë së banesës. Sipas saj, vjehrri, Hekuran Gjoni, ishte një person i dhunshëm dhe i alkoolizuar, që konsumonte gjithmonë pije alkoolike. Por nga ana tjetër edhe vëllai i Asimit ka deklaruar se motra ka qene mollë e konfliktit.

Pas këtyre dëshmive menjëherë nga ambientet e spitalit ka reaguar motra e Asimit, si dëshmitare okulare ne ngjarje e cila rrëfen se asnjëherë nuk ka qene ajo si shkak por familja e babait dhe vëllait ka qene përherë ne konflikt.

Në një rrëfim ekskluziv për “me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti,

“As nuk më kanë shkruar as nuk më kanë pyetur se si jam . As mamaja nuk më ka marrë në telefon. Askush nuk vjen, unë nuk u kam bërë asgjë.

Më ka thyer 3 apo 4 brinjë im vëlla, brinjë në kafaz të mushkërisë.

Unë jam e martuar dhe jetoj në Gjermani. Kurrë nuk kam ndenjur tek babai. Por kësaj radhe im atë më tha mos paguaj qera eja jeto tek unë.

U ktheva nga Gjermania pasi u mërzita atje pa punë.

Vëllai im është ndarë nga babai dhe jetonte në shtëpi veç që kur u martua. Shkonte në shtëpinë e tim eti vetëm për t’i ngacmuar.

Atë ditë babi kishte pirë pak sepse ishte gëzuar, më parë kishin një sahat dritash katër familje.

Mua nuk më ka interesuar kurrë pasuria e tim ati. Dokumentet babai ua ka marrë vëllezërve vetëm sepse donte t’u ndanin sahatët.

Unë nuk dua të flas shumë sepse edhe jeta ime rrezikohet. Në mos një herë një herë një vrasje aty do të bëhej, kurrë nuk kishin komunikim sepse problem ka qenë pasuria.

Shtëpinë e ndërtoi babai ndërsa ata sillnin paratë nga emigrimi. Edhe ne motrat kemi kontribuar të gjitha. Pasuria është ndarë dhe shtëpia, kati i parë me dokumente është i Asimit. Mesa di unë sepse kurrë nuk më ka interesuar pasuria e babait. Vëllezërit e mi pinin shumë të gjithë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat