Zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Rregullator i KQZ vendos për specifikat e fletëve të votimit në Shqipëri. Për çfarë u ra dakord

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Rregullator i KQZ vendos për specifikat e fletëve të votimit në Shqipëri. Për çfarë u ra dakord

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Rregullator, ku u diskutua në lidhje me specifikimet e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Në përfundim u ra dakord vetëm në lidhje me karakteristikat për fletët që do të përdoren brenda vendit.

“Ngjyra dhe trashësia e fletës duhet të jetë e tillë sa të mos jetë e mundur leximi i shkrimit në pjesën e pasme. Përmban kode identifikues që nuk lexohen me sy të lirë, siç është QR kodi.

Komisioni Rregullator nuk mund shprehet në mënyrë shteruese për dimensionin e fletës, sepse do duhet të përcaktohen kur regjistrohen subjektet zgjedhore. Kjo përmasë përcaktohet në një moment të dytë.

Letra do të jetë letër e thurur me dy shtresa e cila ka disa fibra karboni të cilat shihen me sy të lirë. Dendësia duhet të jetë jo më e vogël se 90 gr për metër katror”, ishin disa nga detajet për të cilat është rënë dakord.

Ndërkohë ajo që është risi këtë vit, është vota e diasporës, për të cilën në Komision nuk u mor një vendim. Për këtë do të merret një vendim në një mbledhje të mëvonshme, pasi ankronimi “VJ’ që u propozua të ishte si shenjë dalluese, u vlerësua se nuk ishte shumë e qartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat