Përcillet në banesën e fundit Baba Hekurani, qindra bektashinj marrin pjesë në ceremoninë e varrimit, i pranishëm edhe Baba Mondi

Shqipëria

Përcillet në banesën e fundit Baba Hekurani, qindra bektashinj marrin pjesë në ceremoninë e varrimit, i pranishëm edhe Baba Mondi

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 14:58
Baba Hekurani

U përcoll sot për në banesën e fundit Baba Hekurani, kleriku bektashi i teqesë së Alipostivanit në Përmet, duke lënë pas një trashëgimi shpirtërore dhe fetare të çmuar.

Qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke dëshmuar respektin dhe dashurinë për veprën e tij.

Në ceremoninë mortore ishin të pranishëm qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, mes tyre ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj (Baba Mondi) si dhe kryebashkiakë të qarkut Gjirokastër.

Me ndarjen e tij nga jeta, bektashizmi humbi një figurë të rëndësishme, por vepra dhe përkushtimi i tij do të mbeten të paharrueshme në zemrat e besimtarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat