Debatet për zgjedhjen e kreut të RTSH-së, japin dorëheqjen dy anëtarë të Këshillit Drejtues! Ja arsyeja

Shqipëria

Debatet për zgjedhjen e kreut të RTSH-së, japin dorëheqjen dy anëtarë të Këshillit Drejtues! Ja arsyeja

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Dy anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH kanë dhënë sot dorëheqjen. Bëhet fjalë për Gëzim Podgoricën, njëherazi nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar dhe Genc Përmetin.

Vetë Podgorica ka konfirmuar dorëheqjen e tij personalisht dhe të Përmetit. “Po e kam dhënë dorëheqjen unë dhe Genc Permeti”, është përgjigjur ai, raporton BW.

Tashmë Këshilli Drejtues i RTSH ka mbetur me 9 anëtarë.

Vendimi i tyre për të dhënë dorëheqjen vjen pas dëshmisë në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, lidhur me paligjshmëritë dhe mungesën e transparencës në procesin për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH. Shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues u justifikuan me faktin se nuk kishin njohuri për ligjin.

Aktualisht, procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së është pezulluar, pas thirrjes së të dy palëve të politikës. Në garë për drejtorin e ri të RTSH ishin gjithsej 10 kandidatë.

Pesë prej tyre u përjashtuan fillimisht nga Këshilli Drejtues për mungesë dokumentacioni, më konkretisht: Laureta Roshi, Florina Paskali, Flamur Buçpapaj, Harilla Koçi dhe Enrik Mehmeti.

Këshilli Drejtues skualifikoi nga gara me “votim të fshehtë” dhe tre kandidatët e tjerë Eni Vasilin, Kliton Ramën dhe Ermal Hoxhën, duke kaluar në fazën e dëgjimit për të shpalosur platformat vetëm të Aurora Polos dhe Jetmir Shpuzës.

Këshilli Drejtues është akuzuar se po manipulon procesin dhe po shkel ligjin për të zgjedhur në krye të RTSH-së, Aurora Polon, edhe pse ajo nuk plotëson kriterin bazë për shkak se është inxhiniere në profesion dhe jo gazetare.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

1-Leka Bungo- Kryetar

2-Gëzim Podgorica- zv.kryetar

3-Genc Përmeti- anëtar

4-Mevlan Shanaj- anëtar

5-Ilir Keko- anëtar

6-Ardita Reçi- anëtar

7-Milena Selimi- anëtar

8-Engjëll Ndocaj- anëtar

9-Edmond Tullumani- anëtar

10-Dionis Papadhimitri- anëtar

11-Albert Minga- anëtar

Kandidatët në garë për drejtor të RTSH, dhe votimi i 27 janarit 2025

1- Harilla Koçi – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit

2- Jetmir Shpuza 7 vota pro, 2 vota kundër;

3- Enrik Mehmeti – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit

4- Floriana Paskali – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit

5- Eni Vasili 4 vota pro, 5 vota kundër;

6- Ermal Hoxha 3 vota pro, 6 vota kundër

7- Aurora Polo 7 vota pro, 2 vota kundër

8- Kliton Rama – 4 vota pro, 5 vota kundër

9- Flamur Buçрарај – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit

10- Laureta Roshi – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat