U gjet i vrarë brenda në makinë, identifikohet viktima! Kush është 25-vjeçari

Shqipëria

U gjet i vrarë brenda në makinë, identifikohet viktima! Kush është 25-vjeçari

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Romario Brunga 25 vjeç është i riu i cili u gjet i pajetë brenda në një makinë në Lezhë dhe që dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje (6 shkurt), në Balldre të Lezhës.

Policia thotë se i riu është gjetur brenda makinës i vrarë me një plumb, por ende nuk është përcaktuar nëse është vrasje apo vetëvrasje.

Brenda në makinë është gjetur edhe një armë zjarri.

Po ashtu bëhet e ditur se makina ku u gjet 25-vjeçari Brunga nuk ka dëmtime nga jashtë.

Policia dhe grupi hetimor kane shkuar ne vendin e ngjarjes dh epo punojne per zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat