Psikologia Eksena Qirici theksoi rëndësinë e shëndetit të mendjes dhe vlerën që duhet t’i jepet.
Ajo shpjegoi se truri është elementi kryesor që drejton veprimet e njeriut dhe, ashtu si çdo organ tjetër, mund të sëmuret.
Qirici theksoi se çdokush mund të preket nga probleme të shëndetit mendor dhe se nuk duhet të ketë paragjykime ndaj individëve që përballen me këto çështje.
Ajo bëri thirrje për më shumë vëmendje dhe kujdes për shëndetin mendor, duke e cilësuar si një aspekte të rëndësishëm për mirëqenien e përgjithshme të individëve.